Burimi:
Sarandanews.com
Foto © Sarandanews.com
Të përfituara nga krimi sekuestrohen 12 mln euro pasuri në Sarandë, ja kujt i përkisnin
Janë sekuestruar pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro, të dyshuara se janë përfituar nga aktivitete të paligjshme. Pasuritë i përkasin Kristi Qiricit, i njohur edhe si Jetmir Hoxha, dhe Adriatik Kalemit, ky i fundit i arrestuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa. Ndërkohë Kristi Qirici është një prej krerëve të grupeve kriminale që kultivonin kanabis në Sarandë dhe zonat përreth në vitet 2019-2021, dhe drogën e trafikonin drejt Greqisë. Më 6 mar të këtij viti, GJKKO vendosi në sekuestro preventive 90 pasuri, vlera e të cilave shkon në miliona euro, të cilat i përkisnin Qiricit dhe 2 të tjerëve. Ndër pasuritë e sekuestruara janë dy hotele në Sarandë, apartamente, dyqane dhe trualla në disa qytete, si dhe automjete, një mjet lundrues dhe 12 llogari bankare...