Trump pranon kërkesën e Orbanit: Sanksionet ndaj gazit rus për Hungarinë, hiqen për një vit

Trump pranon kërkesën e Orbanit: Sanksionet ndaj gazit rus për Hungarinë, hiqen për një vit

Pas takimit me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, Viktor Orbán pohoi triumfues përpara gazetarëve se kishte marrë prej kreut të shtetit amerikan premtimin se gazi dhe nafta ruse e përdorur prej vendit të tij, do të përjashtohen për një vit nga sanksionet. Marrëveshja është një fitore për kryeministrin hungarez, por edhe për vetë Trumpin, duke qenë se Budapesti është i angazhuar për një sërë investimesh në fushën e energjisë në SHBA. Presidenti amerikan e lavdëroi në mënyrë të përsëritur Orbanin gjatë takimit të tyre, duke lënë kështu mënjanë mosmarrëveshjet mbi fakti që Hungaria vazhdon të blejë naftë prej Moskës, e duke zgjedhur të fokusohej më tepër në ngjashmëritë që kanë axhendat e tyre të politikës së emigracionit. “Unë mendoj se krerët e tjerë europianë...