Sekuestrohen 12 mln euro pasuri në Sarandë, njëri prej pronarëve në burg për vrasjen e Edmond Papës, tjetri vëllai i tij (EMRAT)

Sekuestrohen 12 mln euro pasuri në Sarandë, njëri prej pronarëve në burg për vrasjen e Edmond Papës, tjetri vëllai i tij (EMRAT)

lokale, hotele e apartamente te sekuestruara SARANDË- Pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro, të dyshuara të përfituara nga të ardhura të paligjshme, janë sekuestruar në Vlorë. Mësohet se pasuritë u përkasin 2 shtetasve me precedentë penalë, Kristi Qirici (alias Jetmir Hoxha) dhe Adriatik Kalemi, ndaj të cilëve kanë nisur hetimet.  Kristi Qiricit, me precedentë në fushën e narkotikëve, i janë sekuestruar 2 hotele, 6 dhe 4 katësh. Ndërsa, Adriatik Kalemit, me precedentë kriminalë në fushën e krimeve ndaj personit dhe i cili ndodhet në burg si i dyshuar për vrasjen e Edmond Papës, i janë sekuestruar një lokal në Tiranë, apartament në Sarandë dhe trualle në Vlorë e Tepelenë. Gjithashtu i janë sekuestruar edhe pasuri të luajtshme: 1 mjet lundrues, 4 automjete dhe 12 llogari bankare. Njoftimi: Sarandë/...