Teliti: Buxheti 2026 favorizon klientelën e pushtetit, jo qytetarët

Teliti: Buxheti 2026 favorizon klientelën e pushtetit, jo qytetarët

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe këshilltar ekonomik i Partisë Demokratike, Dorian Teliti, ka reaguar ndaj projektbuxhetit të vitit 2026, duke e cilësuar atë si një dokument që favorizon klientelën e pushtetit përmes koncesioneve dhe partneriteteve publike-private (PPP). Sipas tij, rreth 125 milionë euro nga fondet publike do t’i dedikohen këtyre kontratave, shumë më e lartë se ajo e parashikuar për indeksimin dhe bonuset e pensionistëve apo ndihmën ekonomike për familjet në varfëri ekstreme. Reagimi i plotë i Dorian Telitit: PPP-të mbeten ‘thesar’ i pushtetit edhe për 2026! Fakt: 125 milionë euro nga buxheti i shqiptarëve për koncesione/PPP për vitin 2026. Fakt: PPP 2026 marrin më shumë fonde se indeksimi dhe bonusi i pensionistëve. Fakt: PPP 2026 marrin 2.5 herë më shumë fonde se...