Nga Spaçi në Marinzë, punonjësit e nëntokës në protestë për siguri dhe dinjitet

Nga Spaçi në Marinzë, punonjësit e nëntokës në protestë për siguri dhe dinjitet

Prej gati një muaji, minatorët e Spaçit kanë dalë nga nëntoka për të protestuar për të drejtat e tyre, që mbulohen prej vitesh nga errësira e galerive. Të rraskapitur në punë me orë të zgjatura për 30 Euro dita, minatorët kërkojnë që të legjitimojnë sindikatën e tyre për kushte më të mira pune dhe siguri. “Të gjithë punëtorët po të shkojnë te spitali janë me mushkëri të bllokuara, me silikozë dhe me probleme nga më të ndryshmet,” thotë Kastriot Prenga, një prej minatorëve të Spaçit. Rreth 150 kilometra më në jug të vendit, në fushën naftëmbajtëse të Marinzës në Fier, një tjetër betejë po zhvillohet nga naftëtarët e kompanisë “Bankers Petroleum”. Prej dy javësh në grevë urie, naftëtarët kërkojnë gjithashtu paga të denja dhe kushte...