Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Dyshohet se është shqiptar/ Çfarë thotë policia greke për trupin që u gjet i djegur brenda makinës
Komuniteti lokal në Viotia është i tronditur, pas gjetjes së një trupi të karbonizuar në një makinë të djegur. Mjeti u gjet në një vend jashtëzakonisht të izoluar, i arritshëm vetëm nga një rrugë rurale në gjendje të keqe, sipas raportit. Gjetja e tmerrshme u zbulua kur një gjuetar që rastësisht po kalonte nëpër zonë dhe vuri re mjetin e djegur dhe njoftoi Policinë. Oficerët e policisë që mbërritën në vendngjarje zbuluan se brenda mjetit kishte një person të karbonizuar, ndërsa brenda u gjetën edhe pranga, një element që forcon mundësinë e një akti kriminal. Zëdhënësja e Shtypit e Policisë Helenike, Constantia Dimoglidou, konfirmoi se automjeti është transferuar në laboratorët mjeko-ligjorë, ku do të mblidhen të dhëna për të identifikuar ADN-në dhe gjurmët e gishtërinjve,...