Amorim për të ardhmen e Casemiro dhe Maguire: Të dy kanë të njëjtin problem kontraktual

Amorim për të ardhmen e Casemiro dhe Maguire: Të dy kanë të njëjtin problem kontraktual

8 Nëntor 2025 11:59 Alfred Lleshi Te Manchester United po ndodh një frymë ndryshimi. Ruben Amorim po tenton të sjellë një valë të re entuziasmi dhe optimizmi në “Old Trafford”, pas viteve me rezultate poshtë pritshmërive. Megjithatë, sipas trajnerit portugez, rinovimi i skuadrës nuk nënkupton domosdoshmërisht largimin e liderëve të vjetër të dhomës së zhveshjes, si Harry Maguire dhe Casemiro, të dy me përvojë të madhe dhe kontrata deri më 2026: “Qëllimi im është të vazhdoj të mbështetem te Casemiro, po ashtu si te Maguire. Të dy kanë të njëjtin problem kontraktual”. Ai shtoi: “Nuk di çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm, tani duhet të përqendrohemi tek ky sezon”. Amorim tregon qartë se fokusi është përparimi i ekipit këtë sezon, pa u nxituar për vendimet...