Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Maks Velo: Mendoja se kisha shokë, ata ishin përbindësha që raportonin te Sigurimi
Arkitekti dhe artisti i njohur, Maks Velo, tashmë i ndjerë, pati akuzuar kolegët e tij artistë, të cilët e kishin raportuar në Sigurimin e Shtetit gjatë kohës së diktaturës. Gjatë promovimit të materialeve të dosjes së tij të Sigurimit të publikuara në një libër, Velo tregoi se si vetë artistët e kishin akuzuar atë për modernizëm dhe dekadencë. Velo e cilësoi Lidhjen e Shkrimtarëve një qendër të ish-Sigurimit të Shtetit, ku analizoheshin dhe kontrolloheshin të gjitha punimet artistike qoftë në letërsi, ashtu dhe në artet e tjera. Dhe ishin, sipas Velos, po artistët e Lidhjes së Shkrimtarëve, të cilët bënin analiza artistike dhe ideologjike të veprave artistike të kërkuara nga Sigurimi i Shtetit. Duke cituar një emër të përveçëm, Llambi Blido, Maks Velo tha se...