Thellohet krisja Rusi-Serbi, Moska: Vuçiç ndryshe flet me ne, ndryshe me Perëndimin!

Thellohet krisja Rusi-Serbi, Moska: Vuçiç ndryshe flet me ne, ndryshe me Perëndimin!

Rusia e shfaqi hapur pakënaqësinë e saj me qëndrimin e presidentit serb Aleksandar Vucic, të gjendur në një udhëkryq mes saj dhe Perëndimit. Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zaharova, i komentoi me tone sarkastike deklaratat e fundit të Vucicti , lidhur me shitjen e municioneve Bashkimit Evropian. Ai së fundmi ka pohuar se Serbia është e detyruar të vazhdojë tregtinë e armëve me vendet e BE-se, madje edhe nëse mallrat e shitura përfundojnë në Ukrainë. Zakharova kujtoi se Moska pret që  Beogradi t’i përmbahet premtimeve të veta dhe të mos dërgojë armë në Ukrainë. “Lideri serb jep disa deklarata të caktuara kur është në Moskë, e krejt të tjera kur ndodhet në pjesë të tjera të rajonit, gjë që krijon përshtypjen...