Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Sulm ajror në Ukrainë, Rusia dëmton infrastrukturën energjetike në rajonin e Odesës
Një sulm ajror rus ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës çoi në ndërprerje të energjisë elektrike në rajonin e Odesës dhe në disa rajone të tjera, tha Ministria e Energjisë në Ukrainë, Svitlana Grynchuk, të shtunën në mëngjes. Gjithashtu, guvernatori rajonal, Oleg Kiper, njoftoi se dronët goditën infrastrukturën energjetike në rajonin e Odesës në jug të Ukrainës të premten në mbrëmje. “Pati dëme në një strukturë të infrastrukturës energjetike”, tha ai, duke raportuar se nuk ka të vdekur apo të plagosur. “Armiku po sulmon masivisht infrastrukturën energjetike të Ukrainës. Për shkak të kësaj, energjia elektrike mungonë në shumë rajone të Ukrainës. Ndërprerjet e energjisë do të rregullohet, pasi situata e sulmeve në vend të stabilizohet”, shkroi në X, Grynchuk. Ndërkohë, Presidenti Ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha të...