Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Hotele, lokale e apartamente, dyshohet se…/ Sekuestrohen 12 mln euro pasuri në Sarandë, pronarët me precedentë penalë (EMRAT)
lokale, hotele e apartamente te sekuestruara VLORË- Pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro, të dyshuara të përfituara nga të ardhura të paligjshme, janë sekuestruar në Vlorë. Mësohet se pasuritë u përkasin 2 shtetasve me precedentë penalë, Kristi Qirici (alias Jetmir Hoxha) dhe Adriatik Kalemi, ndaj të cilëve kanë nisur hetimet. Njoftimi: Sarandë/ Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale. Sekuestrohen pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro, të dyshuara të përfituara nga të ardhura të paligjshme. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë, në vijim të punës për hetimin e pasurive që dyshohet se janë përfituar nga të ardhura të paligjshme, kanë evidentuar 2 raste, dhe pas regjistrimit të procedimeve penale,...