Miliarderi Behgjet Pacolli flet me emra, tregon si Balluku kërkoi të fuste turqit në Aeroportin e Vlorës dhe zbulon…

Miliarderi Behgjet Pacolli flet me emra, tregon si Balluku kërkoi të fuste turqit në Aeroportin e Vlorës dhe zbulon…

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli zbuloi për herë të parë prapaskenat se si ai u përfshi në ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, ndërsa hodhi akuza të forta ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku. Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Pacolli zbuloi edhe një takim që ishte zhvilluar në zyrën e ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku në prani të përfaqësuesit të kompanisë turke që tregon se tenderi ndërkombëtar për këtë koncesion ka qenë fiktiv pasi fituesit ishin të paracaktuar. Fillimisht Pacollit ka dhënë versionin e tij për mënyrën se si mësoi për këtë investim. “Ai (Valon Ademi) vjen dhe e shpalos idenë dhe më thotë se është ky koncesion i cili ka dështuar një herë në të kaluarën për shkak se investitorët nuk e kanë parë si fitimprurës,...