Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Turqit, kompania fantazmë për të grabitur 50 milionë euro, ja skema si Balluku zhduku fondet, tuneli i Llogarasë…
Prej disa ditësh, po dalin në dritë detaje skandaloze nga dosja hetimore e SPAK-ut për aferën e Tunelit të Llogarasë, ku është përfshirë zv/kryeministrja Belinda Balluku. Dokumentet paraprake të SPAK-ut, të bazuara në komunikimet e ruajtura nga ish-drejtori i ARRSH, Evis Berberi, dhe dokumente zyrtare, hedhin dritë mbi një skemë të sofistikuar manipulimi dhe përvetësimi parash. Sipas dosjes, bashkimi i kompanive turke “İntekar Yapi Tur. Elekt. Ins. San. Ve Tic. Ltd. Sti” dhe “Asl Insaat Taahhut Ve San. Tic. Ltd. Sti” u paracaktua fitues i procedurës për Tunelin e Llogarasë, me një vlerë rreth 190 milionë euro, pasi më parë ishte anuluar oferta fituese e kompanisë “Gjoka” prej 140 milionë euro. Ky paracaktim, sipas SPAK-ut, u bë me pazar në tavolinë, duke shkelur qartë barazinë...