Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Trump një vit në detyrë, analiza e BBC: A ka ulur realisht çmimet e ushqimeve, energjisë dhe makinave?
Një vit pas rikthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, BBC ka rishikuar premtimet e presidentit Donald Trump për uljen e kostos së jetesës, që ishte një nga temat kryesore të fushatës së tij. Ushqimet: Trump premtoi ulje të menjëhershme të çmimeve të ushqimeve. Por të dhënat tregojnë se deri në shtator 2025, çmimet janë rritur mesatarisht 2.7% në 12 muajt e fundit, me disa artikuj që shënuan rritje më të lartë: kafe 18.9%, mish viçi 12.9%, banane 6.9%. Ekspertët ekonomisë ushqimore theksojnë se politika e tarifave dhe kufizimet ndaj imigracionit mund të kenë ndikuar në rritjen e kostove, përveç faktorëve të tjerë si moti dhe problematikat e furnizimeve. Energjia elektrike: Trump premtoi përgjysmim të faturave të energjisë brenda 12-18 muajsh. Sipas të dhënave të...