Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Vrasja ne Greqi/ Trupi i karbonizuar qëndroi 48 Orë në automjet para se të zbulohej
Komuniteti lokal në Viotia është tronditur nga një ngjarje makabre, pas gjetjes së një trupi të karbonizuar brenda një automjeti të djegur në një zonë të izoluar rurale. Sipas mediave greke, mjeti është zbuluar rastësisht nga një gjuetar, i cili ka vënë re makinën e djegur dhe ka njoftuar menjëherë Policinë. Hetuesit që mbërritën në vendngjarje zbuluan brenda saj trupin e një personi të karbonizuar, ndërsa në mjet janë gjetur edhe pranga, një detaj që shton dyshimet për një akt kriminal. Zëdhënësja e Shtypit e Policisë Helenike, Constantia Dimoglidou, konfirmoi se automjeti është transportuar në laboratorët mjeko-ligjorë, ku po kryhen analiza për identifikimin e ADN-së dhe gjurmëve të gishtërinjve. Për shkak të shkallës së lartë të karbonizimit, procesi i identifikimit të viktimës pritet të jetë...