Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, vdesin shoferi dhe pasagjeri! Shkaktar dyshohet drejtuesi i dehur i automjetit tjetër
Dy automjete janë përplasur rreth orës 01:30 të kësaj të shtune në aksin rrugor Lezhë–Milot, duke shkaktuar vdekjen e shoferit dhe pasagjerit në njërën prej makinave. Sipas policisë, shkaku kryesor i aksidentit që i mori jetën drejtuesit Ramazan Harapi dhe pasagjerit Agim Harapi, ishte edhe pozicionimi i gabuar në karrexhatë i automjetit me shofer 33-vjeçarin Ardit Gjeçi, i cili rezultoi në gjendje të dehur. Shoferi i dehur është arrestuar në flagrancë nga blutë, ndërkohë që grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. “Rreth orës 01:30, në aksin rrugor Lezhë–Milot, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti me drejtues shtetasin A. Gj. dhe automjeti me drejtues shtetasin R. H., 66 vjeç. Si pasojë e aksidentit, kanë ndërruar jetë shtetasi R....