Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
U zhduk me 500 milionë USD kriptomonedha – Gjendet i vrarë rusi dhe gruaja e tij
Roman Novak nga Shën Petersburgu, themeluesi i një platforme kriptomonedhash dhe gruaja e tij Anna u gjetën të vdekur në Emiratet e Bashkuara Arabe. Familja e tyre raportoi zhdukjen e çiftit rreth 1 muaj më parë kur nuk po mundte t’i kontaktonte. Sipas faqes ruse të internetit “Fontanka”, çifti u vra në një vilë me qira në rajonin Hatta, pranë kufirit me Omanin, ku u joshën me pretekstin e takimit me investitorë potencialë. Motivi i mundshëm për krimin duket të jetë zhvatja. Sipas “Deutsche Welle”, Roman Novak ishte i njohur për krijimin e platformës “Fintopio”, e cila ofronte transferta të shpejta kriptomonedhash. Ai kishte tërhequr rreth 500 milionë dollarë investime përpara se të zhdukej bashkë me paratë, duke i lënë punonjësit e tij pa paguar,...