Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Grabitja në muzeun e Luvrit, Macron: Xhevahiret do të gjenden dhe autorët do të gjykohen
Presidenti francez Emmanuel Macron përsëriti të premten gjatë vizitës së tij në Meksikë se Xhevahiret e Kurorës të vjedhura nga muzeu i Luvrit do të gjenden dhe u zotua të rishikojë sigurinë e muzeut në Paris. “Kemi filluar të arrestojmë një pjesë të bandës që kreu këtë vjedhje. Xhevahiret do të gjenden, autorët do të arrestohen dhe do të gjykohen”, u zotua kreu i shtetit francez në deklaratat që bëri për rrjetin televiziv Televisa gjatë turneut në Amerikën Latine. “Është një mundësi për të dalë edhe më i fortë nga ajo që ndodhi dhe ishte një tronditje për të gjithë botën”, tha Macron. Më 19 tetor, kriminelët arritën të hynin në muzeun e Luvrit dhe të vidhnin disa bizhuteri të çmuara me vlerë 88 milionë...