Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Tabaku për ‘rritjen e pagave’ nga qeveria: Një manovër propagandistike që nuk përputhet me realitetin
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar deklaratat e qeverisë për rritjen e pagave, duke i quajtur ato propagandë që nuk reflekton realitetin ekonomik të familjeve shqiptare. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku thekson se qeveria vetë ka pranuar rritjen dramatike të çmimeve të produkteve bazë, nga 30% deri në 60%, që po rëndon buxhetet e qytetarëve. “Qeveria pranoi rritjen e çmimeve, por ofron vetëm çikërrima si rritje pagash dhe pensionesh, të cilat nuk lidhen me realitetin që përjetojnë familjet shqiptare,” – deklaron ajo. Deputetja thekson se ekonomia shqiptare është e kontrolluar nga pak duar, duke prodhuar vetëm për një pakicë, ndërsa shumica e qytetarëve përballen me ulje të fuqisë blerëse dhe mungesë mbështetjeje reale nga shteti. Ajo shton se “nuk...