Arrestohet në Tiranë “eksperti i armëve”, furnizonte grupet kriminale, “shërbimi” me taksi (EMRI)

Arrestohet në Tiranë “eksperti i armëve”, furnizonte grupet kriminale, “shërbimi” me taksi (EMRI)

pamje nga policia TIRANË- Një 46-vjeçar, i cili akuzohet se furnizonte grupe kriminale me armë zjarri është arrestuar në Tiranë. Altin Celami dyshohet se përdorte taksinë e tij për të shmangur kontrollet policore. Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës iu gjetën dhe sekuestruan 4 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme armësh. 46-vjeçari rezulton i implikuar edhe më parë për të njëjtin aktivitet kriminal, ndërsa po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Njoftimi: Tiranë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme nga Strukturat e DVP Tiranë, ndaj armëmbajtjes pa leje. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve, operacioni policor i koduar “Gun Expert”, i ndjekur me metoda speciale hetimi. Sekuestrohen 4 armë...