Të dielën votohet në 5 bashki, sot heshtje zgjedhore, KQZ shpërndan materialet zgjedhore, Policia e Shtetit harton…

Të dielën votohet në 5 bashki, sot heshtje zgjedhore, KQZ shpërndan materialet zgjedhore, Policia e Shtetit harton…

Rigels Seliman Të dielën (nesër) 334.539 mijë votues të pesë bashkive do të votojnë për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur me shpërndarjen e materialeve zgjedhore në 5 bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë. Sot është heshtje zgjedhore, ndërsa për mbarëvajtjen e procesit të votimit, Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash. Në 5 bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet, Policia e Shtetit ka marrë në ruajtje 9 objekte zgjedhore ku janë vendosur komisionet e KZAZ-ve dhe ditën e shtunë (sot) do të marrë në ruajtje 473 objekte që do të shërbejnë si qendra votimi. Në total, janë 612 punonjës policie që do të angazhohen për ruajtjen e objekteve zgjedhore dhe shoqërimin e materialeve. Të shtunën është...