Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Jorida Tabaku: “Qeveria më në fund pranoi rritjen e çmimeve!”
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj deklaratave të qeverisë për rritjen e pagave, duke e quajtur një tjetër manovër propagandistike që nuk përputhet me realitetin ekonomik të familjeve shqiptare. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku thekson se vetë qeveria ka pranuar më në fund rritjen dramatike të çmimeve të produkteve bazë, nga 30% deri në 60%, që janë bërë barrë e rëndë për qytetarët. “Qeveria pranoi rritjen e çmimeve, por ofron vetëm çikërrima si rritje pagash dhe pensionesh. Këto nuk kanë asnjë lidhje me realitetin që përjetojnë familjet shqiptare,” – deklaron Tabaku. Sipas saj, ekonomia shqiptare është e kapur në pak duar dhe prodhon vetëm për një pakicë, ndërsa shumica e shqiptarëve përballen me rritje çmimesh, ulje fuqie blerëse...