Vetëm dy kategori mund të përfitojnë nga Paketa e Maleve, sqaron ministri Demo

Vetëm dy kategori mund të përfitojnë nga Paketa e Maleve, sqaron ministri Demo

Paketa e Maleve, e miratuar në mars 2025, shihet si një mundësi e re për zhvillimin ekonomik të zonave malore dhe për sektorin e turizmit. Ervin Demo, ministër i Pushtetit Vendor, deklaroi për Klan News se investimet e para pritet të fillojnë në fillim të vitit 2026. Sipas Demos, Paketa e Maleve nuk është instrument për shpërndarje pronësie. Procesi pezullohet automatikisht në rast se prona ka mosdakordësi midis banorëve ose palëve të treta. “Paketa e Maleve nuk është një instrument për shpërndarje pronësie toke. Duhet të kuptojmë që është një instrument për të nxitur, ndihmuar, ata të cilët kanë një marrëdhënie me tokën, e gëzojnë prej vitesh ose dekadash më saktë, e që nuk mund të investojnë pikërisht sepse kanë problemin me dokumentacionin, regjistrimin e...