Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Tiranë – Arrestohet taksisti që furnizonte grupe kriminale me armë dhe drogë
Një takist 46-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se furnizonte grupe kriminale me armë zjarri dhe lëndë narkotike Gjatë kontrollit të automjetit të Altin Celamit dhe banesës, policia sekuestroi 4 pistoleta me municion luftarak, kokainë dhe pjesë të ndryshme armësh, të cilat dyshohet se do t’u shiteshin grupeve kriminale. Automjeti i taksistit u sekuestrua gjithashtu si provë materiale. 46-vjeçari kishte precedentë për veprimtari të ngjashme kriminale. Njoftimi i Policisë: Tiranë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme nga Strukturat e DVP Tiranë, ndaj armëmbajtjes pa leje. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve, operacioni policor i koduar “Gun Expert”, i ndjekur me metoda speciale hetimi. Sekuestrohen 4 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme armësh....