Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Gjithçka ka të bëjë me fitoren’, Tuchel “ngroh” tifozët kuqezi përpara Serbisë
Me një biletë për në Botëror, të rezervuar dy xhiro përpara fundit, Anglia bëhet gati për dy takimet e fundit, kundër Serbisë në “Wembley” dhe ndaj Shqipërisë në “Air Albania”. Trajneri Thomas Tuchel kërkon të mbajë ekipin të karikuar, kjo shihet qartë edhe në listën që tekniku gjerman bëri publike, ku ka ftuar jo vetëm Harry Kane me shokë, bazën e skuadrës që ka punuar në këtë fazë kualifikuese, por ka rikthyer edhe lojtarë si Jude Bellingham dhe Phil Foden. Në Angli, mediat shkruajnë se në radhët e Federatës Angleze të Futbollit janë shumë të kënaqur me punë dhe lojën që ekipi përfaqësues ka shfaqur gjatë kësaj faze kualifikuese, 6 ndeshje 6 fitore, 18 gola të shënuar 0 të pësuar. Edhe Tuchel ndihet komod në...