Zjarri bëhet shkak për zbulimin e plantacionit të kanabisit, ja cilët janë autorët

Zjarri bëhet shkak për zbulimin e plantacionit të kanabisit, ja cilët janë autorët

Një bandë shqiptare është zbuluar duke kultivuar kanabis në një magazinë të fshehur pas një blloku banesash në Ostende, Belgjikë, pasi një zjarr i madh shpërtheu më 22 korrik 2024. Gjatë ndërhyrjes për shuarjen e flakëve, zjarrfikësit nuhatën erë të fortë kanabisi dhe zbuluan tetë tenda kultivimi me gjithsej 595 bimë, të pajisura me ndriçim profesional, sistem ventilimi dhe ngrohjeje. Hetimet treguan se energjia elektrike merrej ilegalisht nga një garazh pranë objektit. Në vendngjarje u arrestua 22-vjeçari Ervin B., i cili pranoi se kishte mirëmbajtur plantacionin që nga shkurti i vitit 2024 kundrejt pagesës 100 euro në ditë. Më tej, autoritetet identifikuan edhe personat e tjerë të përfshirë: Xhuljo B. (38 vjeç), Leonard M. (41 vjeç), Kevin C. (36 vjeç) dhe Angelo C. (35 vjeç)....