Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Sot heshtje zgjedhore! Të dielën votohet në pesë bashki të vendit për kryetarët e rinj
Të dielën, më 9 nëntor, mbi 334 mijë qytetarë nga pesë bashki të vendit do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë. Sot, 8 nëntor, vendi ndodhet në heshtje zgjedhore, ndërsa Policia e Shtetit ka vënë në zbatim planin e masave për garantimin e mbarëvajtjes së procesit. Në terren do të angazhohen 612 efektivë policie dhe automjete, të cilët do të kujdesen për sigurinë në 473 qendra votimi dhe 9 objekte të KZAZ-ve, si dhe për transportin e materialeve zgjedhore. Struktura të posaçme hetimore do të monitorojnë çdo rast që mund të cënojë integritetin e votës, ndërsa policia u bën thirrje qytetarëve të raportojnë çdo tentativë për tjetërsim të saj. Procesi zhvillohet pas...