Zbardhet rrëfimi i vrasësit të picierit: Marr ilaçe për memorien e depresionin, Indriti më shau rëndë…

Zbardhet rrëfimi i vrasësit të picierit: Marr ilaçe për memorien e depresionin, Indriti më shau rëndë…

Nga Elton Qyno Filip Shehu, autori i vrasjes së picierit Indrit Islamllari kishte disa kohë që kurohej nga një psikolog në Tiranë, për shkak të gjendjes depresive që po kalonte. Shehu, konsumonte ilaçe për përmirësimin e memories dhe ilaçe anti-depresivë, ndërkohë që punonte dhe si përgatitës i brumit të picave pikërisht në picerinë ku ndodhi ngjarja e rëndë e vrasjes së Indrit Islamllarit. Autori i krimit kishte vetëm 7 muajsh që ishte i punësuar te restorant "City lounge", si picier dhe përgatitës brumi. Konflite ka pasur herë pas here me Indrit Islamllarin, i cili shpesh herë e ofendonte dhe tallte. Edhe ditën e ngjarjes Indriti e ka fyer rëndë duke i thënë: "…Unë të q..rropt…". Fyerje kjo që ka sjellë nxehjen e Filip Shehut, i...