“Përshëndeti nënën e doli jashtë”, detaje të reja nga vrasja e dy vëllezërve nga kunati i tyre

“Përshëndeti nënën e doli jashtë”, detaje të reja nga vrasja e dy vëllezërve nga kunati i tyre

vendngjarje KOSOVË- Prokuroria Themelore në Gjakovë ka depozituar në Gjykatën Themelore kërkesë për caktimin e paraburgimit 30-ditor për Astrit Isufi, autori i dyshuar për vrasjen e dyfishtë të vëllezërve Driton dhe Naim Morina. Prokuroria e akuzon për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Aktualisht, i dyshuari ndodhet nën masën e ndalimit 48 orësh, në pritje të vendimit të gjykatës për paraburgimin. Sipas Prokurorisë, autori është dhëndër i familjes së viktimave dhe kishte shkuar në shtëpinë e tyre për të marrë bashkëshorten e tij, I.M., dhe fëmijët, të cilët ndodheshin aty për ceremoninë e varrimit të babait të saj. Por gjatë largimit nga shtëpia, ka shpërthyer një debat mes Isufit dhe vëllezërve Morina, për shkak të problemeve dhe...