Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Genc Përmeti: Programimet në botë për Xhanfise Kekon rezultat i staturës së saj mes autoreve më të mira botërore
Disa ditë më parë, Instituti Norvegjez i Filmit organizoi në Cinematekën e Oslos një tribut dedikuar regjisores Xhanfise Keko, ku në nderim të artistes shqiptare gjatë tre ditëve u shfaqën tre filma të saj. Organizimi i një eventi të tillë nga një prej institucioneve më prestigjioze të filmit në Evropë, na shtynë të bashkëbisedojmë me artistin multidimensional Genc Përmeti, i cili prej vitesh i është dedikuar dhe njohjes së artistes shqiptare jashtë Shqipërisë. Sigurisht, për aktivitetin në Oslo por mbi të gjitha, për atë çka përfaqëson regjisorja Xhanfise Keko dhe pse ajo vazhdon të zgjojë interesin e të huajve me krijimtarinë e saj që i përket një kohe të largët 40 – 50 vjet më parë. Tashmë është fakt që regjisorja Xhanfise Keko me krijimtarinë...