Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Rusia e pakënaqur me Serbinë, i kërkon shpjegime për shitjen e municionit ndaj Ukrainës
Rusia kërkoi dje sqarime nga Beogradi pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, që sugjeronin mundësinë e shitjes së municionit për Bashkimin Evropian, duke ngritur shqetësime në Moskë për mundësinë që këto armë të përfundonin në Ukrainë. Në një intervistë për revistën gjermane Cicero, Vuçiç kishte thënë se Serbia ishte e gatshme të shiste municion për partnerët evropianë, pavarësisht mundësisë që armët të përdoren në luftën në Ukrainë. Rusia reagoi përmes zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, që kërkoi një sqarim të qartë nga Beogradi, pasi Serbia kishte premtuar se municioni i saj nuk do të shkonin në duar të Ukrainës. Nga ana e saj, Ministria e Jashtme e Serbisë, përmes zëdhënëses Nevena Jovanović, e hodhi poshtë këtë akuzë dhe theksoi se Serbia nuk...