Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Bardhi publikon dëshminë e Pacollit: Balluku largoi aeroportin e Mynihut dhe futi në lojë turqit
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar dje një intervistë të biznesmenit të njohur kosovar Behgjet Pacolli, në të cilën zbardhen prapaskenat e koncesionit për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës. Sipas Bardhit, dëshmia e Pacollit konfirmon se procedura e tenderit për këtë projekt strategjik nuk ka qenë transparente, por një “garë e paracaktuar”, e drejtuar nga qeveria e Edi Ramës dhe e menaxhuar nga ministrja Belinda Balluku. “Dëshmia e biznesmenit Behgjet Pacolli provon se nuk ka garë, shteti përdoret si fasadë për pazaret “gjeostragjike” të Edi Ramës dhe se Belinda Balluku ka firmosur me vetëdije për këtë paligjshmëri gjigande. Nga dëshmia provohet përtej çdo dyshimi se koncesioni për Aeroportin e Vlorës është një skemë korruptive e dirigjuar nga Edi Rama dhe...