Orbán luan me të mëdhenjtë: një vit pa sanksione, me bekimin e Trumpit

Orbán luan me të mëdhenjtë: një vit pa sanksione, me bekimin e Trumpit

Pas takimit në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan Donald Trump, kryeministri hungarez Viktor Orbán njoftoi se Hungaria ka marrë një përjashtim njëvjeçar nga sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus. Marrëveshja shihet si një fitore për të dyja palët: për Orbánin, që shmang goditjen ekonomike, dhe për Trumpin, që siguron angazhime të reja nga Budapesti në fushën e energjisë dhe mbrojtjes. Në këmbim të përjashtimit, Hungaria do të blejë nga Shtetet e Bashkuara karburant bërthamor dhe armë me një vlerë totale prej rreth 700 milionë dollarësh, ndërsa palët po negociojnë edhe për furnizimin me gaz natyror të lëngshëm dhe ndërtimin e mini-reaktorëve modularë. Gjatë takimit në “Cabinet Room”, Trump e lavdëroi publikisht Orbánin, duke e quajtur “një lider të fortë” dhe duke e vlerësuar për...