Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Lubonja: Sulmet e opozitës ndaj ambasadorit të BE, të pakuptueshme
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur te debati mbi ligjin për barazinë gjinore dhe qëndrimet e opozitës. Sipas Lubonjës, ligji për barazinë gjinore është “në përputhje me normat europiane” dhe nuk ka arsye për t’u kundërshtuar. “Ky është një ligj që është në normat evropiane për mendimin tim, dhe nuk arrij ta kuptoj si opozita mban ato qëndrime që sulmon edhe ambasadorin e BE-së, ku më pas i vijnë sulme nga ambasadorët në Shqipëri si pasojë”, deklaroi ai në emisionin “Kjo Javë” në News24,. Analisti theksoi se një qasje e tillë nga opozita vetëm sa i shërben kryeministrit Edi Rama në arenën ndërkombëtare. “Kjo i jep një komardare Ramës ndërkombëtarisht, në një kohë kur ai duhet të demaskohet për...