Bastoni po luante në Champions, hajdutët i bastisin shtëpinë. I vjedhin “Rolex” dhe çantat luksoze

Bastoni po luante në Champions, hajdutët i bastisin shtëpinë. I vjedhin “Rolex” dhe çantat luksoze

8 Nëntor 2025 8:30 Alfred Lleshi Këtë javë, Alessandro Bastoni përjetoi një situatë të pakëndshme jashtë fushës. Ndërsa mbrojtësi i Interit luante në ndeshjen e Champions-it ndaj Kairat Almaty, disa hajdutë hynë në vilën e tij në Castelli Calepio, një qytet me 10.000 banorë pranë Liqenit Iseo, Bergamo. Ngjarja ndodhi pasdite, më 5 nëntor, kur të paktën 4 persona kapërcyen portën dhe hynë në shtëpi përmes një grile ventilimi. Sipas “Bergamonews”, hajdutët shkuan direkt në dhomën e gjumit dhe garderobën e futbollistit zikaltër. Ndër objektet e vjedhura janë çanta luksoze dhe orë, përfshirë dy Rolex. Grabitja zgjati vetëm disa minuta, sepse alarmi u aktivizua sapo hynë në shtëpi. Për të mos u njohur, grabitësit mbanin rroba të errëta, kapele dhe shaje për fytyrën, teksa ikën...