Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Shpë*then De Laurentiis: Stadiumi “Maradona” është si tualet, mafia synon të kontrollojë klubet
8 Nëntor 2025 8:43 Alfred Lleshi Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka shpërthyer, duke e quajtur stadiumin “Diego Armando Maradona” një katastrofë: “Stadiumi ynë është si tualet. Milani dhe Interi fitojnë deri në 14 milionë euro në një mbrëmje Champions-i, ndërsa unë, në atë tualet, arkëtoj maksimumi 3 milionë. Si mund të blej lojtarë prej 50-60 milionë euro për të konkurruar kështu?” Ai theksoi se problemet datojnë që nga “Italia 1990”, kur “te ‘San Paolo’ bënë një katastrofë dhe vodhën para”. Sipas tij, rinovimi i stadiumit do kishte “një ndikim ekonomik shumë të madh” për klubin. De Laurentiis kërkoi një stadium të ri “brenda qytetit dhe me shumë parkime”, duke ironizuar idenë e transportit publik: “Kush thotë se tifozët vijnë me mjete publike, gënjen....