Silvinjo zbulon listën e Kombëtares, ndaj Andorrës dhe Anglisë premton maksimumin

Silvinjo zbulon listën e Kombëtares, ndaj Andorrës dhe Anglisë premton maksimumin

Adriatik BALLA Trajneri i Kombëtares, braziliani Silvinjo, nga zyrat e FSHF-së doli dje në konferencë shtypi, ku prezantoi edhe listën me 25 lojtarët e grumbulluar për dy sfidat e rëndësishme, ku Shqipëria ka mundësinë më të mirë për të siguruar një biletë historike për në “play-off”-in e këtij kompeticioni. Tekniku brazilian foli dhe sqaroi zgjedhjet e tij për këto dy sfida dhe objektivat e Kombëtares. Më poshtë, konferenca e plotë e trajnerit. “Për pak kohë bëhen tre vite që kam marrë drejtimin e kombëtares dhe jemi në një moment shumë të bukur që në mbylljen e këtij viti për kualifikueset e Botërorit jemi ende në lojë për “play-off”-et e Botërorit. Kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme përpara. Nuk është momenti ynë dhe nuk ka qenë...