Franca u bën thirrje shtetasve të saj të largohen menjëherë nga Mali

Franca u bën thirrje shtetasve të saj të largohen menjëherë nga Mali

Ministria e Jashtme franceze u ka rekomanduar të premten shtetasve francezë që ndodhen në Mali të largohen përkohësisht nga vendi “sa më shpejt të jetë e mundur”, duke përdorur fluturimet komerciale dhe jo rrugët tokësore. Në njoftim thuhet se rrugët kryesore në vend janë bërë shënjestër e “sulmeve nga grupet terroriste”, çka e bën udhëtimin tokësor veçanërisht të rrezikshëm. Ministria gjithashtu ka përsëritur këshillën e saj zyrtare kundër çdo udhëtimi drejt Malit, “pavarësisht arsyes”, duke theksuar përkeqësimin e situatës së sigurisë në vendin afrikan. Ky paralajmërim vjen në një kohë tensioni të shtuar në rajonin e Sahelit, ku grupet e armatosura vazhdojnë të kryejnë sulme ndaj forcave lokale dhe objektivave civile.