Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Grabitjet e bandës Balluku, si u fry tenderi i Llogarasë me dhjetëra milionë euro!
Zëvendëskryeministrja Balluku është një nga rastet unikale në historinë e shtetit shqiptar që ka shënuar rekord korrupsioni, duke sfiduar ligjet e shtetit shqiptar për të grabitur nëpërmjet tenderimeve të ndryshme qindra milionë euro. Ky personazh ka ngritur një strukturë banditeske, të cilët funksiononin si një grup i strukturuar kriminal. Janë dhjetra zyrtarë dhe drejtorë vartës të Ballukut që sot janë o në burg, o të pandehur nga organi i akuzës. Banditja Balluku duke pasur suport maksimal kryeministrin shqiptar ka zhvilluar aktivitetin e saj kriminal në një pakujdesi të plotë, duke lënë gjurmët e korrupsionit në çdo investim të dikasterit të saj. Arrogancë, injorancë, banalitet dhe banditizëm i shfrenuar kanë qenë elementët e aktivitetit të saj ku përgjimet nxorën para shqiptarëve lakuriqësinë e rrugaçërisë dhe injorancës...