Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Ndërhyrja në pensione, rrit fuqinë blerëse”/ Eksperti i Ekonomisë: 40 % e buxhetit për fonde sociale. Paqja fiskale? Politikë inovatore
Eksperti i Ekonomisë Enio Civici, në një intervistë në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News u shpreh se buxheti i vitit të ardhshëm synon konsolidimin, duke theksuar se synimi mbetet ulja e borxhit publik dhe deficitit. “Buxheti 2026 parashikon një deficit buxhetor nën 2.5 % një borxh publik nën 60 % që ka edhe kriteret dhe një buxhet që tenton konsolidimin me të ardhura më pak se 30 %. Në këto tregues duket që është një buxhet i konsoliduar”, tha ai. Gjithashtu gjatë kësaj interviste, eksperti i Ekonomisë nënvizoi se 40 % e buxhetit shkon për fonde sociale. “Pra pothuasje 40 % e buxhetit t shtetit shkon për çështje sociale, shëndet, arsim dhe reformë pensionesh ku kjo e fundit merr pjesën më të madhe....