Rivlerësimi i pronave/ Ekonomi tregon detaje: I gjithë viti që vjen në dispozicion të këtij procesi

Rivlerësimi i pronave/ Ekonomi tregon detaje: I gjithë viti që vjen në dispozicion të këtij procesi

Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Milva Ekonomi, e ftuar në emisionin “Sheshi i Dollarit”, ka bërë të ditur se gjatë gjithë vitit të ardhshëm qytetarëve do t’u jepet mundësia për të kryer rivlerësimin e pasurive. Sipas Ekonomit, kjo nismë do të zgjasë 12 muaj dhe synon të lehtësojë qytetarët, por edhe të forcojë sistemin e administrimit fiskal të pasurive në vend. “Deri tani, është 12 muaj, i gjithë viti që vjen, do t’u jepet mundësia qytetarëve që të bëjnë rivlerësimin e pasurive. Ajo shtoi se kjo periudhë shërben për të përmirësuar kadastrën fiskale, duke e bërë më funksionale dhe më të besueshme për qytetarët dhe institucionet. “Kjo është një nismë që ka nisur edhe nga Kuvendi vitin e kaluar, ju la një kohë e përshtatshme...