Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Nga ankthi te rënia e flokëve, zbuloni shenjat që tregojnë se trupit juaj ka nevojë për Vitaminë D
Vitamina D është një vitaminë e tretshme që ndikon shumë në sistemet e trupit tonë nga sigurimi i furnizimit me kalcium ndaj eshtrave tona deri tek forcimi i sistemit tonë imunitar. Ne normalisht e marrim këtë vitaminë nga ushqimet, suplementet dhe rrezet e diellit, por kur diçka shkon keq dhe ne përballemi me mungesën e vitaminës D, sistemet tona të trupit mund të dëmtohen. Djersitja e kokës Ka një sërë simptomash që mund të tregojnë se niveli i vitaminës D është i ulët. Literatura shkencore e përshkruan djersitjen e tepruar tek të sapolindurit si një nga shenjat e hershme të mungesës së kësaj vitamine. Një nga simptomat më pak të dukshme të mungesës së vitaminës D tek të rriturit është djersitja e tepërt e kokës...