Burimi:
Shkodraweb.com
Foto © Shkodraweb.com
NGA NERSADA MANDIJA – Përse ligji “Për barazinë gjinore” nuk e kërcënon familjen shqiptare- pëkundrazi!
Ka tash sa ditë që flitet shumë për projektligjin (tashmë ligj) “Për Barazinë Gjinore”, shpesh me emocione dhe interpretime të pasakta që e kanë paraqitur si një nismë që “rrezikon familjen” apo “ndryshon vlerat tradicionale”. Kjo më bani shumë kureshtare se çka paska kaq kërcënuese në këtë document dhe e hapa ta lexoj. Konstatoj se, ky ligj është një përpjekje për të sjellë në një dokument të vetëm të gjitha standardet ndërkombëtare dhe direktivat e Bashkimit Evropian që garantojnë barazinë mes grave dhe burrave, duke harmonizuar ligjet ekzistuese dhe duke vendosur bazën për politika më të drejta dhe gjithëpërfshirëse në Shqipëri. Keqkuptimet kryesore kanë lindur nga interpretimi jashtë kontekstit i disa termave dhe parashikimeve që janë pjesë e këtij ligji. Për shembull, përkufizimi i “gjinisë”...