Dy vjet burg dhe dëbim për një shqiptar në Francë, vodhi 25 euro dhe disa karamele

Dy vjet burg dhe dëbim për një shqiptar në Francë, vodhi 25 euro dhe disa karamele

Një burrë në të tridhjetat, me origjinë shqiptare, u paraqit të premten para gjykatës së Quimper për një sërë vjedhjesh makinash dhe grabitjesh të ndodhura në zonën e Châteaulin. Ky nuk ishte takimi i tij i parë me drejtësinë franceze. Në vitin 2023, ai ishte dënuar në mungesë, pasi – sipas prokurorit – “kishte ikur vullnetarisht në Shqipëri për t’i shpëtuar drejtësisë.” Në shtator të këtij viti, ai u arrestua sërish në Bretanjë, këtë herë nën akuzën për trafik droge. Pasi u njoftua për vendimin e mëparshëm, ai e kundërshtoi atë, çka solli një gjyq të ri të premten. Vjedhjet në Châteaulin dhe Dinéault Ngjarjet datojnë që prej natës së 5 marsit 2019, kur i pandehuri dhe bashkëpunëtorët e tij hynë me forcë në disa...