Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Roboti shpëton ushtarin ukrainas, ishte bllokuar për 33 ditë pas linjave të armikut
Forcat ukrainase arritën të shpëtojnë një ushtar të plagosur që kishte qëndruar i bllokuar për 33 ditë pas linjave ruse, duke përdorur një robot terreni në formë arkivoli për të shmangur minat dhe sulmet me dron. Pas gjashtë tentativave të dështuara, Batalioni i Parë Mjekësor i Forcave Tokësore ukrainase arriti ta nxirrte ushtarin nga territori i pushtuar në lindje të vendit. Roboti i kontrolluar nga distanca, që dukej si një arkivol i blinduar mbi një kornizë ATV, udhëtoi rreth 64 kilometra për misionin, prej të cilave 37 kilometra me një rrotë të dëmtuar pas një shpërthimi mine. Operacioni zgjati rreth gjashtë orë. Ushtari u ngjit brenda kapsulës blinduese të robotit, i cili u sulmua gjatë kthimit nga një dron rus, por ai mbijetoi falë mbrojtjes...