Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Ndërron jetë James Watson, një nga shkencëtarët që zbuloi strukturën e ADN-së
James Watson, i cili vetëm 25 vjeç kur u bë një nga shkencëtarët që zbuloi strukturën e ADN-së, ndërroi jetë dje, të enjten (6 nëntor), në një qendër kujdesi në East Northport, Long Island, New York, njoftoi djali i tij, Duncan. Ai tha se Watson ishte transferuar atje disa ditë më parë nga një spital ku trajtohej për një infeksion. Bashkë me Francis Crick dhe duke u bazuar në punën e Rosalind Franklin, e cila u njoh shumë vite më vonë, Watson tregoi se ADN-ja ka formën e një spirale të dyfishtë. Me këtë zbulim, ata “deshifruan librin e jetës”, atë që ekziston te çdo organizëm i gjallë. Watson dhe Crick fituan Çmimin Nobel për Mjekësi në vitin 1962, ndërsa Franklin, e cila vdiq herët...