Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Zgjedhjet lokale/ Tritan Shehu: “Era” e fitores së Gabrielit po fryn në Tepelenë
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka ndarë pamje nga takimi i kandidatit të pavarur, Gabriel Guma, me shtabin elektoral dhe komisionerët e opozitës në Tepelenë. Shehu shkruan se “era e fitores së Gumës po fryn në Tepelenë”, ndërsa shton se kjo bashki është në prag të ndryshimit të shumëpritur. “Tepelene, “era” e fitores se Gabrielit po fryn furishem. Entusiazem e vendosmeri sot me shtabin elektoral dhe komisioneret aty. Tepelena ne prag te ndryshimit te shume pritur!”, shkruan Shehu në postimin e tij. Kujtojmë se Partia Demokratike ka mbështetur kandidimin e tij për zgjedhje për kryetar bashkie që do të mbahen të dielën në Tepelenë.