Paqja Fiskale, Kali i Trojës për uljen e taksave të kullave dhe resorteve

Paqja Fiskale, Kali i Trojës për uljen e taksave të kullave dhe resorteve

Një projektligj i propozuar nga qeveria si pjesë e paketës fiskale krijon një shteg të madh për uljen e taksave të bizneseve që ndërtojnë kulla apo resorte me vila. I pagëzuar me emrin “Marrëveshja e Paqes Fiskale” drafti ndryshon formulën e tatimit mbi fitimin bazuar në një marrëveshje mes biznesit dhe administratës tatimore. Më konkretisht, bizneset të cilat paradeklarojnë në Tatime se vitin pasardhës do të kenë një fitim mbi 18 për qind më të lartë se sa fitimi i vitit ekzistues kanë të drejtë të hyjnë në marrëveshje me Tatimet dhe ndaj tyre do të zbatohet një normë tatimi me dy fasha. Për fitimin ekzistues dhe shtesën 18 për qind, shkalla e tatim fitimit do të jetë 15 për qind, sa është për të...