Vritet në Emiratet e Bashkuara Arabe mashtruesi i kriptovalutave dhe gruaja e tij

Vritet në Emiratet e Bashkuara Arabe mashtruesi i kriptovalutave dhe gruaja e tij

Mashtruesi i kriptovalutave, Roman Novak që njihej si “miku i Durovit”, dhe gruaja e tij janë vrarë brutalisht në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas mediave të huaja, Novak dhe gruaja e tij Anna u raportuan të zhdukur nga të afërmit në fillim të tetorit, pasi nuk mundën të kontaktonin me ta për ditë të tëra. Dyshja u rrëmbye nga të dyshuarit, të cilët dyshohet se kërkuan para për lirimin e tyre, por i vranë në Emiratet e Bashkuara Arabe, kur nuk arritën të merrnin shumën që dëshironin Autoritetet ruse kanë hapur çështje penale për vrasje, ndërsa lidhur me rastin janë arrestuar 7 persona. Roman Novak, ka qenë vazhdimisht në vëmendjen e oficerëve të zbatimit të ligjit. Ai u akuzua për vjedhjen e më shumë se 500 milionë...