Burimi:
Standard.al

Foto © Standard.al
Berisha non grata nga SHBA, LaCivita: Administrata Biden ishte e korruptuar
Chris LaCivita është pyetur në emisionin Opinion në lidhje me statusin që kryetari i PD, Sali Berisha ka në raport me SHBA, si person “non grata”. Drejtuesi i fushatës së PD, nuk u përgjigj drejtpërdrejtë nëse masa ndaj Berishës ishte e padrejtë, por tha se administrata Biden ka qenë e korruptuar. Pjesë nga intervista Fevziu: Ka një problem te kjo historia. Zoti Berisha, ish kryeministri dhe ish-presidenti i Shqipërisë është shpallur person non-grata nga ish-Sekretari i Shtetit Antony Blinken në 2021. Ju e njihni mjaft mirë Tëit-in që bëri ish-Sekretari i Shtetit dhe historinë. A mund të punoni me dikë i cili është shpallur si person non-grata nga administrata e Shteteve të Bashkuara? LaCivita: Si fillim, është ish-administrata, Antony Blinken. Fevziu: Ka qenë administrata e...